Elbasan, Haxhinasto: Përpjekjet për ndryshimet në KQZ, përpjekje joligjore
Përpjekjet për ndryshimet në KQZ janë një përpjekje joligjore që mazhoranca aktuale kërkon ta bëjë me qëllim për të vendosur kontrollin absolut mbi këtë institucion të rëndësishëm kushtetues. Është ky komenti i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, i bërë nga qyteti i Elbasanit.I pyetur në lidhje me shkarkimet nga detyra të drejtorëve apo funksionarëve të ndryshëm që kanë përfaqësuar LSI-në, Haxhinasto ka theksuar se është normale që në bazë të marrëveshjes politike PD-LSI të shkarkohen nga detyra vetëm ata që mbajnë poste politike por nuk është aspak normale sipas tij madje është e paligjshme që të shkarkohen nënpunës të ndryshëm të punësuar gjatë këtyre viteve, që janë punësuar pa dallim bindjesh politike.Këto deklarata, nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i ka bërë në përfundim të një takimi të realizuar me shoqata që mbrojnë fëmijët jetimë në këtë qark.