Kreu i LSI takime në Fier, qetëson të "pushuarit e partisë së tij": Do ktheheni në punë pas 23 Qershorit
Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë takimit me strukturat e partisë në Fier, vlerësoi se aleanca me Partinë Socialiste është solide dhe e natyrshme, ndërkohë që shtoi se tashmë rotacioni është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.Meta, gjatë fjalës së tij vlerësoi se largimet e krerëve të institucioneve në prag të zgjedhjeve parlamentare "janë hakmarrje politike, primitive".Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend pas largimit të koalicionit me PD, e cila solli dhe kërkesën e kësaj të fundit për largimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho nga KQZ, Meta vlerësoi se veprimi i mazhorancës është jashtë ligjit dhe antikushtetues.Meta premtoi se ato që largohen nga punë, do të tani do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ndërkohë që nënvizoi se një parti e vetme nuk mundet që të qeverisë vendin.Kreu i LSI -së Ilir Meta, prezantoi nënkryetarin e Partisë Petrit Vasili, si drejtuesin e fushatës në Qarkun e Fierit.