Anëtari i LSI-së në KQZ. Muho: Nuk dorëhiqem; Wolfarth: Të veprohet sipas Kushtetutës

Përkundër kërkesës së grupit parlamentar të PD dhe vendimit të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, duket se anëtari i LSI Ilirjan Muho nuk është i ndikuar aspak nga kjo situatë, fakt të cilin e ka dëshmuar edhe prezenca e tij në testin e sotëm të KQZ për projektin pilot të numërimit elektronik.Në një prononcim për mediat, Muho deklaroi  se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke argumentuar se është në ushtrim të plotë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese.Muho tha se eshte propozuar nga LSI_ja, por në momentin që është votuar në Parlament për të qenë pjesë e KQZ-së, ai është betuar para Kuvendit për të treguar paanësi gjatë detyrës.Ndërkaq ai nuk ka preferuar të komentojë  deklarat politike mbi qëndrimin në KQZ, ndersa theksoi se eshte ne dijeni te kerkeses per shkarkimin e tij.I pranishëm në testimin e projektit, edhe kreu i prezencës  së OSBE-së, Eugen wolfarth dhe pse jo në mënyrë direkte nuk ka kursyer një koment lidhur me zëvëndësimin e anëtarit të LSI, ku tha se  Kushtetuta përbën bazën dhe pastaj vijnë ligjet dhe cdo gjë duhet bërë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve."Në fakt është e rëndësishme të ketë punë apolitike nga KQZ dhe kjo që po shoh këtu tregon se po bëhet punë e mirë dhe kjo është e rëndësishme. Kushtetuta përbën bazën dhe pastaj vijnë ligjet dhe cdo gjë duhet bërë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve dhe pastaj cdo gjë bëhet më e lehtë.Por, është e rëndësishme që për zgjedhjet që do zhvillohen të mbahet mend sovraniteti dhe njerëzit janë ata që vendosin për votën" tha ai.