"Votat e të ngujuarve", Loci: Kërkojmë ndërhyrjen e KQZ
300 familje të ngujuara, përvec izolimit, riskojnë të mbeten jashtë proçesit zgjedhor nëse nuk krijohet mundësia e shoqërimit për të ushtruar këtë të drejtë ligjore. Instituti “Shtëpia e drejtësisë dhe e pajtimit kombëtar”, ka kërkuar ndërhyrjen e komisionit qëndror të zgjedhjeve.Komisionerja e mbrojtjes ndaj diskriminimit, Irma Barku, thotë se mos përfshirja në këtë proçes zgjedhje, shkel një të drejtë ligjore të individit për të zgjedhur dhe për tu zgjidhur. Por në anën tjetër, znj Baraku thotë se një tjetër problem i këtyre familje është mos përfitimi i ndihmës ekonomike.Gjithashtu, për fëmijët e ngujuar por dhe më gjerë se kaq, i është kërkuar Ministrisë së Arsimit, përfshirja në kurrikul të arsimit bazë e një lënde të veçantë "E drejta ligjore" që do të çrrënjoste nga mentaliteti të paktën brezat e rinjë nga e drejta dokësore, kanuni.