LSI apel Berishës, Manjani: Thirri arsyes, lëre KQZ të ushtrojë detyrën
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetqësimin gjatë ditës së sotme për mungesën e reflektimit nga mazhoranca lidhur me vendimin për zëvendësimin e anëtarit të KQZ, Ilirjan Muho. Në një konferencë për mediat, nënkryetari i kësaj partie, Ylli Manjani, teksa theksoi edhe njeherë se KQZ është apolitik, apeloi Kryeministrin dhe mazhorancën qeverisëse të kthejnë logjikën normale dhe të lënë KQZ të bëjë punën e tij, në mënyrë që zgjedhjet të bëhen si duhet."Asnjë prej 7 anëtarëve nuk është përfaqësues i asnjë prej partive në vend. Është përpjekje për të dhunuar politikisht KQZ, kjo është arsyeja që na ka bërë ne si LSI, opozitën, ndërkombëtarët të ngremë këtë shqetësim. Është e paligjshshme, s`është standard zgjedhor, as ligjor, është një dhumë e hapur e një pseudomazhorance, që do jetë e tillë edhe për pak ditë. Jemi të shqetësuar për qëndrimin kokfort të Kryeministrit për të mos ndalur dhunimin e KQZ edhe pas reagimit të DASH, gjasmë për të vendosur balancën, ku s`mund të flitet për dicka të tillë, por vetëm për respektim ligji. Të paktën të bëjë durim deri në 23 qershor, kur do të përcaktohen dhe koalicionet. U bëjmë thirrje forcave të arsyeshme në politikë, të kthejmë logjikën normale , të lënë KQZ të bëjë punën, në mënyrë që zgjedhjet të bëhen si duhet" u shpreh Manjani.Nënkryetari i LSI pranoi faktin se një vullnet politik ka qenë prezent në emërimin e 7 anëtarëve të KQZ, por shtoi ai, partitë s`mund të merren pafundësisht me këtë institucion."Vullneti politik në emërim ka qenë prezent, por s`mund të merremi pafundësisht. S`mund të prekim atë që është e paprekshme. Nuk është anëtari i LSI që po hiqet, partitë kanë përfaqësuesit zyrtarë të tyre, është fakt juridik, ska pse të spekulohet. KQZ është apolitik, balancat politike mund ti përcaktojmë sic i përcakton ligji në komisionet e tjera" shtoi Manjani.I pyetur nga gazetarët lidhur me një qëndrim të kompanisë së njohur Podesta e pajtuar nga qeveria për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në perëndim, e cila në një imail të shpërndarë me 10 prill për mediat ndërkombëtare e vlerëson iniciativën e Berishës lidhur me KQZ të drejtë, Manjani u shpreh:"Është e vërtetë se kompania ka një kontratë me qeverinë për të përmirësuar imazhin në perëndim, jo për të përkeqësuar. Me atë imail ka përhapur panik të paqenë dhe kjo më le të kuptoj se kancelaritë perëndimore e kanë bojkotuar Kryeministrin. Por ajo kompani paguhet me lekët tona dhe me këto lekë s`ka të drejtë askush të tallet. Ajo paguhet për imazhin e Shqipërisë dhe Shqipëria nuk është vetëm Kryeministri. Ajo është në konflikt interesi dhe s`është normale kjo sjellje e saj" tha ai.