Eduart Zaloshnja flet për koalicionet

Në 10 ditë PDIU, PBDNJ dhe AK, duhet të përcaktojnë frontin ku do të bashkohen për koalicionet parazgjedhore.Në analizën e Eduart  Zaloshnjës, Aleanca Kuq e Zi, është më afër Partisë Socialiste pasi mund të maksimilizojë votën e saj, ndërsa PDIU dhe PBDNJ nuk mund të jenë brenda të njëjtit koalicon për shkak të qëndrimeve krejtësisht të kundërta për çështjen çame.Zaloshnja thotë se një pol i tretë FRD e AK, nuk do të sillte rezultate pozitive për asnjërën forcë politike.Me datën 23 Prill është afati i fundit kur në KQZ regjistrohen koalicionet parazgjedhore politike dhe secila parti politike mbetet të përcaktojë angazhimin e saj final për proçesin zgjedhor të 23 Qershorit.