Borusia Dortmund-Malaga, ja formacionet e mundshme
Pas një ndeshje spektakolare me raste por pa gola në "La Rosaleda" Borusia Dortmund dhe Malaga rikthehen për të luajtur takimin e kthimit në "Iduna Park" të vlefshëm për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.Gjermanët e drejtuar nga tekniku Klop kërkojnë një paraqitje dinjitoze në shtëpi përballë tifozërisë së zjarrtë vendase që do të mbyshë shkallët e stadiumit. Nga ana tjetër iberikët e teknikut Peligrini kanë udhëtuar drejt Gjermanisë me qellime të qarta për të shënuar një gol dhe për të vështirësuar situatën për vendasit. Sfida e surprizave pritet të jetë e tillë edhe në 90 minuteshin e dytë pasi të dyja skuadrat kanë një qëllim të shkruajnë historinë në futbollin Europian.Në këtë përballje trajneri i Verdhezinjve Klop pritet që të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Vaidenfeler. Në mbrojtje: Pizçek, Subotiç, Humels dhe Shmelcer. Në qendër të mesfushes do të jetë dyshja: Bender dhe Gyndogan. Ndërsa në sulm treshja Rojs, Gëtse dhe Groskrijtç pritet të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit Polak Levandovski.Në kampin tjetër tekniku Kilen Pelegrini pritet që të të përgjigjet me të njëjtin formacion: 4-2-3-1. Në portë: Kabajero. Në mbrojtje: Gamez, Lugano, Demikelis dhe Antunes. Përpara mbrojtjes do të jenë dyshja: Tulalan dhe Kamaço. Ndërsa treshja: Hoakin, Baptista dhe i riu i talentuar Isko pritet të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit të mirnjohur Saviola.Ndeshja do të luhet në "Iduna Park" në oren 20 e 45. Në këtë përballje kompanitë e basteve shohin si skuadër të superfavorizuar skuadrën e Dortmund fitorja e të cilët kuotohet me koefiçentin 1.5, barazimi 3.8 ndërsa fitorja e spanjollëve të Malagës kuotohet me koefiçentin 7.3.