Tekniku i Dortmund Klopp: Sonte do të fitojmë me goleadë

Pas barazimit pa gola në "La Rosaleda" kundër Malagës trajneri i Borusia Dortmund, Jugen Klop, mendon se ndeshja e kthimit në "Iduna Park" do të flsë vetëm për skuadrën e tij. Madje ai premton se në ndeshjen e kthimit ndryshe nga ndeshja e parë do të ketë shumë gola. Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër spanjollve të Malagës, Klop ka bërë të ditur se ekipi i tij do të mundohet të korrigjojë gabimet e bëra në takimin e parë. "Gabimi ynë i madh në ndeshjen e parë nuk është se humbëm raste, por si reaguam pas tyre. Shihej qartësisht se një situatë e tillë na irritoi dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse përforcon kundërshtarët. Sonte në mbrëmje pres një sulm të frikshëm që do të shpërthejë në gola. Malaga është një kundërshtari i fortë që dhe këtë e tregojë në ndeshjen e parë. Ata do të kërkojnë të na shënojnë të parët dhe kjo na motivon më shumë që të luajmë fort dhe të gjejmë rrugën e rrjetës që në minutat e para. Kam besimin se skuadra do të zgjidhë gjithçka shumë shpejt pasi ne kemi potencialin e duhur për ta bërë një gjë të tillë", tha trajneri gjerman.