Gallatasaraj kërkon rigjikim për kartonin e dhënë ndaj Ylmaz

Gallatasaraj kërkon që Burak Jilmaz të luajë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madrid, me pretendimin se është ndëshkuar pa të drejtë për simulim nga gjyqtarin norvegjez Moen. Kërkesa e klubit turk ka mbërritur në zyrat e UEFA-s dhe do të merret në shqyrtim gjatë kësaj jave, para ndeshjes së të martës përballë Real Madrid.Drejtori sportiv i Gallatasarajit, Sedat Dogan, ka kërkuar nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s që të anulohet kartoni i verdhë i dhënë ndaj sulmuesit turk në minutën e 77-të të ndeshjes së luajtur të mërkurën në "Santiago Bernabeu". Argumentimi i klubit turk bazohet mbi pamjet filmike që vërtetojnë se Serxho Ramos shkeli këmbën e djathtë të Jilmaz brenda zonës së rreptësisë së Realit, ndaj rrëzimi i sulmuesit nuk ishte një simulim, shkak për të cilin gjyqtari norvegjez Moen i tregoi kartonin e verdhë.Ky karton i verdhë ishte i treti për sulmuesin turk në këtë edicion të Ligës së Kampioneve dhe kjo është arsyeja pse ai do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid në Stamboll."Burak nuk ka bërë asgjë të gabuar, nuk ka simuluar. Nëse u rrëzua në zonë, është sepse Ramos i ka shkelur këmbën, ndaj mendojmë se ky është një karton i verdhë që nuk duhej dhënë. Presim përgjigje të shpejtë nga UEFA për kërkesën tonë", shpjegoi Dogan.