Gallatasary-Real Madrid, ja formacionet e mundshme

Pas fitores në "Bernabeu" me rezultatin e pastër 3-0 Real Madrid shkon me gjysmë bilete të prerë në ndeshjen e kthimit ndaj Turqve të Gallatasarait. Në ndeshjen e Stambollit do të ketë mungesa të rëndësishme nga ana e të dyja skuadrave. Te vendasit do të ndihet  mungesa e sulmuesit kryesor  Burak Ilmaz për shkat të kartonave ndërsa pritet të zëvendësohet nga Bulut. Ndërsa kryeqytetasit spanjoll do të ndihet mungesa e qendërmbrojtësit Ramos dhe ajo e mesfushorit Ksabi Alonso. Ashtu si sulmuesi i turqve edhe këta dy të fundit do ti mungojnë kësaj sfide si rrjedhojë e katonave të verdhë. Vendin e tyre pritet që të zënë Pepe dhe Modriç.Në këtë përballje tekniku Terim pritet të hedhë në fushë formacionin 4-3-1-2. Në portë: Muslera. Në mbrojtje: Riera, Zan, Kaja dhe Ebue. Në mesfushë: Shnajder, Melo dhe Altintop. Ndërsa në sulm Inan pritet që të mbështesë dyshen sulmuese Bulut dhe Drogba.Në kampin tjetër te trajneri i Madrilenve Mourinho pritet që të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-2-3-1. Në portë vazhdon të konfirmohet Lopez. Në mbrojtje: Koentrao, Pepe, Varan dhe Arbeloa. Në qendër të mesfudhes do të jetë dyshja: Modriç - Khedira. Ndërsa në sulm treshja Ronaldo, Ozill dhe Di Maria pritet që të mbështesin sulmuesin e vetem Higuain që duket se ka fituar rivalitetin me Benzema për një vend titullari.Ndeshja do të luhet në orn 20 e 45 në stadiumin Turk Telekom Arena.  Edhe pse luan në shtëpi vendasit nuk shihen si fitues në këtë përballje nga kompanitë e basteve të cilat e kuotojnë fitoren e Gallatasarait me koefiçentin 4, barazimin 3,5, ndërsa fitorja e madrilenëve kuotohet me koefiçentin 1,8.