Seria A, ja rezultatet e javës së 30-të

Në Serinë A Juventusi vazhdon rrugën drejt titullit kampion duke mbajtur të pandryshuara diferencat me ndjekësit më të afërt pas fitores 2-1 ndaj skuadrës së Peskares.Dy golat e Malazezit Vuçininiç u kanë mjaftuar bardhezinjve për të marrë tre pikë të rëndësishme edhe pse në skuadër mungonin emra si Bufon apo Pirlo. Juventus ka vuajtur shumë për të realizuar golin pasi të dy golat kanë ardhur në pjesën e dytë.Në ndeshjet e tjera të kampionatit Italian Milan është ndaluar në Firence duke barazuar ndaj Vjollcëve me rezultatin 2-2. Pas avantazhit të dyfishtë të krijuar me Montolivon dhe Flamimin, kuqezinjtë janë dorëzuar përballë vendasve që kanë gjetur barazimin përmes dy penalltive që u shndërruan në gola nga Ljajiç dhe Pixarro.Pas këtij barazimi Milan është është shkëputur 4 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Napoli. Këta të fundit kanë siguruar mbrëmë një fitore  2-0 në "San Paolo" përballë Xhenovas. Pandev dhe Xhemaijli janë autorët  e golave ndërsa Kavani ka rënë në sy për humbjen  e një 11-metërshi.Takimi me emocionues dhe më me shumë gola i kësaj fundjave ka qenë përballja e "San Siros" ku Interi është mundur nga skuadra Atalantes me rezultatin 3-4. Zikaltrit vazhdojnë të zhgënjejë edhe pse në skuadër nuk kanë patur një pjesë të mirë të lojtarëve titullar.Roki dhe Alvarez kanë shënuar për skuadren e Interit. Ndërsa nga ana tjetër Denis me tripletën e tij ka qënë protagonistë kryesor për Bergamaskët duke ndihmuar skuadrën drejt suksesit i cili erdhi atëherë kur nuk pritej pasi Interi kalojë dy herë në avantazh por nuk arriti ta administrojë atë.Në javën e 31 të kampionati Italian janë shënuar këto rezultate:Juventus - Pescara 2-1Bologna - Torino 2-2Fiorentina - Milan 2-2Catania - Caliari  0-0Sampdoria - Palermo 1-3Siena - Parma 0-0Udinese - Chievo 3-1Inter - Atalanata 3-4Napoli - Genoa 2-0Ndërsa sot mbyllet java e 21-të i Derbit të kryeqytetit mes Romës dhe  Lazios