"Qytetarët" mundin "djajtë", fitojnë derbin e Manchesterit

Premier Liga ka mbyllur javen e 32 me superndeshjen Manchester United - Manchester Siti e cila përfundojë me fitoren 1-2 të Qytetarëve Britanik. Me fitoren ndaj rivalëve të përjetshëm të besuarit e teknikut italian Mançini kan treguar se edhe ata mund të ishin të denjë për titull edhe pse diferenca vazhdon të mbetet e madhe prej  12 pikësh.Tashmë Siti shpreson që në javët e ardhshme Unitet të bëj ndonjë hap tjetër të gabuar edhe pse shanset për t'iu afruar më shumë janë të pakta. Ndonëse ky skenar është shumë pak i mundshëm, të paktën skuadra e Mançinit ka treguar se nuk është inferiore ndaj asaj të Ferguson, duke marrë një fitore mëse të merituar në derbin e Manchesterit.Që në fillimin e ndeshjes ka qenë Siti që ka kontrolluar lojën duke krijuar edhe rastet më të mira, ndërsa nga ana tjeter Mançester United është shfaqur shumë më pak kërkues sesa pritej.Duke përfituar nga pasiguritë e "vendasve", Siti kaloi në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me anë të Milner, i cili mposhti De Gean me një gjuajtje në hyrje të zonës. Por barazimi i United erdhi pak minuta më vonë, nga një gjuajtje e Xhons e devijuar në portë nga Kompani.Megjithatë, Mançini gjen zëvendësimin e duhur, duke larguar Nasri për të aktivizuar Agueron, me argjentinasin që pak minuta më vonë shënon në mënyrë spektakolare golin e fitores 2-1, kur mbeteshin edhe 11 minuta lojë nga përfundimi. Me suksesin e arritur skuadra e Manchester Sitit del nga "Old Traford" me nje fitore pas 41 vitesh.