Çështja e Dritan Dajtit, gjykata kërkon ndërhyrjen e Nishanit

Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit thërret në Apel Presidentin e Republikës. Gjykata e Krimeve të Rënda është dorëzuar përballë mungesës së avokatëve duke kërkuar nga Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD-së të ndërhyjë për të zgjedhur këtë ngërç që vazhdon prej 4 vjetësh.Në seancë nuk janë paraqitur edhe dy avokatët më të rëndësishëm të Shqipërisë, kryetari i dhomës së avokatisë kombëtare Maks Haxhia dhe kryetari i dhomës së avokatëve të Tiranës Fatmir Braka,të cilët ishin caktuar nga gjykata në datën 1 prill.I ndodhur në këto kushte trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 5 prill dhe të vendosë një tjetër avokat.Vetë i pandehuri Dajti ka kërkuar nga gjykata që të mbrohet normalisht dhe e ka akuzuar atë për mungesë efektshmërie në këtë gjyq.Ndërsa Sokol Koçiu nga byroja për mbrojtjen e të burgosurve shprehet se ky gjyq duhet të ribëhet nga fillimi,pasi janë shkelur të drejtat e Dritan Dajtit.Ndërsa edhe kjo seancë është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie,ku në ambjentet e jashtme të gjykatës së krimeve të rënda janë parë forca të shumta policore si dhe një qen antieksploziv.