LSI largohet nga qeveria dhe bashkohet në opozitë me PS-në

Lëvizja Socialiste për Integrim  kalon zyrtarisht  në opozitë. Pas mbledhjes së kryesisë kreu i kësaj force politike Ilir Meta ka deklaruar se pavarësisht se po largohen nga qeveria synimi i tyre mbetet integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Kryetari i LSI-së  deklaroi se tashmë do të punohet  për të arritur një marrëveshje parimore me Partinë Socialiste.“LSI duke vlerësuar domosdoshmërinë e nje ekulibri të ri politik dhe pushtetesh që do të forconin stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit, dhe do të përmbushnin nevojën e domosdoshme të një ritmi më intensiv të reformave dhe të proçesit të Integrimit Europian, ka vendosur të pranojë ftesën e Partisë Socialiste për një koalicion parazgjedhor me të”, u shpreh Meta.Kryetari i LSI-së ndër të tjera ka vlerësuar bashkëpunimin me kryeministrin Berisha dhe ka hedhur poshtë pretendimin se miratimi i tre ligjve janë kushti i bashkëpunimit.“LSi ka prioritet të parë integrimin europian të vendit dhe miratimin e tre ligjeve. Këto nuk janë një kusht i yni për Partinë Socialiste apo për cilëndo tjetër. Kjo është një kërkesë e domosdoshme” tha kreu i LSI-sëNdërsa përsa i përket përbërjes së KQZ-së e cila pas largimit të LSI-së nga qeveria është kthyer me shumicë opozitare Meta ju përgjigj:“LSI asnjëherë nuk e ka konsideruar KQZ-në si një institucion politik dhe angazhimi i saj do jetë që KQZ të funksionojë në bazë të ligjit dhe Kodit, mundësisht të gjitha vendimet të merren 7 me 0.”Vetëm një ditë pas bërjes publike të ftesës nga seia rozë Lëvizja Socialiste për Integrim iu përgjigj pozitivisht kërkesës për të bashkëpunuar në zgjedhjet e 23 Qershorit. Apel që LSI dhe PS të bashkoheshin në këto zgjedhje kanë bërë më herët edhe eksponentë të lartë të së majtës europiane.