Largimi i LSI nga koalicioni, Mediu: Moment reflektimi për të djathtën
Në valën e përgatitjeve parazgjedhore, Partia Republikane, zhvilloi aktivin e degës së Tiranës.Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryetari i PR-së zoti Fatmir Mediu komentoi edhe situatën politike pas daljes se LSI nga koalicion qeverisës."Dalja e LSI nga koalicioni, në gjykimin tim nuk përbën asnjë dramë, por duhet të jetë një moment refektimi për të djathtën dhe besoj është një shans I ri për të djathtën për të fituar zgjedhje, për të gjykuar ndryshe për të ndërtuar një aleance më shqiptarët, jo vetëm thjeshtë të numrave, por për atë që kemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë më mirë, për të korrigjuar atë që nuk është bërë sic duhet. Pra duhet të jetë një moment reflektimi i thellë, i një partneriteti serioz i të gjithë së djathtës shqiptare, pa përjashtim i të gjithë subjekteve, për raportin dhe detyrimet që kanë me qyetarët shqiptarë, për vizionin tonë dhe rrugën tonë të përbashkët që duhet të ndërtojmë me shqiptarët. Ndërtimi i partneritetit të drejtë të palëve në koalicion dhe një angazhim i gjithanshem politik në një rrugëtim me njerëzit për të ardhmen evropiane është rruga e vetme e suksesit për të djathtën dhe shoqërinë shqiptare ” theksoi Mediu.Në këtë takim, një vëmendje e madhe iu kushtua organizimit të elektoratit në qendrat e votimit dhe zonat elektorale, për një maksimalizim të votës republikane.Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Mediu, theksoi edhe një herë nevojën për një gjykim të shëndoshë nga ana e votuesve, si dhe një analizë të ftohtë e të thellë përsa i përket vlerësimit të së djathtës dhe të majtës, politikës që ata përcjellin dhe zhvillojnë, mesazhet që ata i drejtojnë elektoratit shqiptar, si dhe programet zhvilluese që kanë hartuar për mirëqënien ekonomike dhe sociale të shqiptarëve.