Tritan Shehu: Rama programin e PS-së për shëndetësinë do ta shpallë pas zgjedhjeve
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, pas seancës plenare të ditës së sotme, ka bërë një deklaratë për mediat në ambjentet e jashtëme të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje më deklaratat e Partisë Socialiste për sistemin shëndetësor në Shqipëri.“Edi Rama në sallonin e tij dhe e gjithë Partia Socialiste, po vazhdojnë të zbaviten dhe të gënjejnë edhe në ditën e një Prillit, po vazhdojnë të mashtrojnë përsëri me statistikat, me shifrat, me të dhënat për sistemin shëndetësor. Ata të vërtetën për financimin, sipas programit të tyre të këtij sistemi, deklaruan që nuk do ta thonë as nesër në 2 Prill, por do tu a thonë Shqiptarëve mbas zgjedhjeve. Shaka më të madhëe se kjo nuk ka. Ne kemi mundësi tu a themi të vërtetën që sot, tu themi se Rama do tu rrisi taksat, do të monopolizojë shërbimin shëndetësor, do të përkrahi dhe stimulojë kontrabandat dhe grupet e kontrabandës, Rama fyen dhe poshtëron personelin e shërbimit shëëndetësor, infermierët dhe mjekët. Kjo është e vërteta, ajo që thotë Rama është vetëm gënjeshtra. Ne nuk kemi kohë të merremi me gënjeshtrat dhe zbavitjet e Ramës. Ne po punojmë dhe do të punojmë deri ditën e fundit të mandatit, do të punojmë dhe në mandatin tjetër për zhvillimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Ne arritëm që të dyfishojmë pagat, buxhetin në këtë shërbim, arritëm të trefishojmë listën e medikamenteve të rrimbursuara, zgjeruam skemën e mbulimit sigurativ me të gjithë pensionistët, të papunët, personat me probleme fizike dhe mendore, gratë shtatzëna, personat me sëmundje të rënda etj. Ne krijuam një skemë sociale, ristrukturuam dhe ndërtuam 450 spitale dhe qëndra shëndetësore. Të jeni të bindur që në mandatin tjetër, pas fitores së 23 qershorit, ne do të bëjmë shumë më tepër ”, u shpreh Tritan Shehu.