Berisha i kërkon CEZ,furnizimin me energji të bizneseve nё zonat rurale
Kryeministri Berisha ka takuar sot administratorin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ, Sait Dollapi, Drejtorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Arben Ibro (OST), të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Engjell Zeqo, dhe të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Sokol Ramadani, për të diskutuar mbi furnizimin me energji elektrike të bizneseve bujqësore në zonat rurale.Kryeministri Berisha parashtroi në takim problematikën që i është shprehur gjatë bashkëbisedimeve që ka zhvilluar me fermerë, që lidhen mungesën e linjave elektrike dhe furnizimin me energji. Kryeministri theksoi se veprimtaria e biznesit në zonën rurale po rritet e fuqizohet gjithnjë e më shumë dhe kjo kërkon që Myzeqeja dhe zonat e prodhimit të madh bujqësor të konceptohen si zona biznesi, gjithnjë e më të rëndësishme.Kryeministri Berisha kërkoi trajtim dhe qëndrim të njëjtë ndaj bizneseve në zonat rurale si ndaj çdo biznesi tjetër dhe ndërhyrje të bashkërenduar për t'i dhënë përgjigje këtij problemi."Unë kërkoj një bashkërendim të përpjekjeve tuaja, për të ngritur në një nivel të ri, cilësor, furnizimin e këtyre zonave që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme me kontributin e tyre në ekonominë shqiptare", është shprehur Berisha