Seancë plenare në kuvend, votohen 3 dekretet e presidentit
Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare, ka votuar për tre dekretet e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.Në votimin e parë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë.Votimi i Xhezair Zaganjorit është bërë me 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 31 abstenim.Kundër Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë, ka votuar vetëm deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.Në votimin e dytë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Votimi i Gani Dizdarit është bërë me 73 vota pro, 2 vota kundër dhe 30 abstenim.Kundër Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kanë votuar deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.Në votimin e tretë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Besnik Ymerajt si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Votimi i është bërë me 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 31 abstenim.