Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, caktohen 2 avokatët mbrojtës

Maks Haxhia dhe Fatmir Braka, janë dy avokatët e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda për të mbrojtur Dritan Dajtin.Gjyqi ndaj Dritan Dajtit ka hyrë në një spirale pas fund zvarritjeje, pasi prej muajsh, gjykata nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë ndaj tij, për shkak të mungesës apo dorëheqjes së avokatëve.Në seancën e kaluar Avokati Sajmir Vishaj deklaroi se do të dorëhiqet nga mbrojta e Dritan Dajtit por gjykata vendosi që ky avokat duhet të vazhdojë mbrojtjen e të pandehurit.Gjithashtu avokati Vishaj kërkoi largimin e trupit gjykues me arsyetimin se ka mosmarrëveshje mes dy palëve.Dritan Dajti akuzohet se në datën 7 gusht të vitit 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.