Identifikohet autori i dytë i vrasjes së 25 vjeçares greke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2013, 15:59
Identifikohet autori i dytë i vrasjes së 25 vjeçares greke, 3 ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri.Policia Greke ka identifikuar ditën e sotme edhe autorin e dytë të dyshuar të vrasjes së 25 vjeçares greke Katerina, i cili është Ermal Lita, 35 vjeç.25 vjeçarja greke mbeti e vrarë tre ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri mes të dyshuarve dhe policies greke.Sipas policisë greke, 35-vjeçari Ermal Lita, është një nga shqiptarët e arratisur pak ditë më parë nga burgi i Trikallasë.Gjurma e gishtit të 35-vjeçarit u gjet në xhamin e majtë të mjetit “Subaru” që ishte grabitur nga të dyshuarit.Policia greke më parë ka identifikuar edhe autorin tjetër të vrasjes, shqiptarin Marian Kola edhe ky I arratisur nga burgu i Trikallasë.