E ëma e Bleonës: Pas zhdukjes së vajzës sime qëndron halla e saj
Pas zhdukjes së Bleona Matës qëndron halla e saj dhe Begzim Isa, personi i arrestuar dy ditë më parë për rrëmbimin e një fëmijë në të njëjtin fshat ku u zhduk Bleona tre vjet më parë.Bukurie Mata nëna e Bleonës ,shprehet e sigurtë se kunata e saj Qamilja ia ka çuar vajzën e saj Begzim Isës në mal ditën kur është zhdukur.Ndërsa shton se 19 vjeçari Isa është parë atë ditë në Zapod nga vjehrra e saj dhe për më tepër mes dy të rinjve ka lidhje të ngushta familjare.Bleona Mata është e zhdukur që prej 22 Majit të vitit 2010 dhe prokuroria e krimeve të rënda e ka pezulluar çështjen e saj,pasi asnjëherë nuk u provuan akuzat e nënës së Bleonës për implikim të kunatës së saj në zhdukjen e vogëlushes.Ndërkohë që edhe pse aludohet se 19 vjeçari Isa mund të ketë gisht në zhdukjen e vogëlushes prokuroria ende nuk i ka rihapur hetimet.