Ruçi: 1 prilli dita e kryeministrit, ja disa nga gënjeshtrat e tij
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi akuzoi kryeministrin Berisha për premtime të pambajtura, duke i uruar ditën e Genjeshtrave, që e cilësoi si festën e kryeministrit.Ruçi ka paraqitur sot në Kuvend të gjitha premtimet e kryeministrit Berisha që ai i cilësoi si gënjeshtra."Gëzuar festën kryeministër se sot është 1 prilli. Ju keni premtuar dhe të gjitha i keni gënjeshtra dhe unë do ta arsyetoj këtë. 4 vjet më parë ju keni thënë:1.Angazhohem se do shqyrtojmë legjislacionet e vendit për ti përshtatur me ato europiane. Sot e kësaj dite në mbyllje të manddit tuaj politik ke dorëzuar muajin e fundit 4 kode.2.Objektivi ynë do të jetë renditja e Shqipërisë në 20 vendet e para me korrupsionin më të ulët. Jo se e themi ne por organizmat vëzhgues Shqipëria është vendi i fundit në Europë3.Lufta me zero tolerance ndaj krimit të organziuar. Numri i krimeve është 2.8 herë më i madh.4.Keni thënë se do të krijojmë 6 parqet industriale, sot nuk është vënë në punë asnjë nga parqet që ke deklaruar5.Revolucioni fiskal ke thënë se do të vazhdojë pa ndalim, reformimi i sistemit të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. S`ka asnjë reformë.6.Objektivi ynë është se në parqet industriale në autostrada etjdo të punësoje 160 mijë vende por sot numri i të punësuarve ka rënë.7.Shfrytëzimi i importit për të ngritur termocentrale me qymyr dhe për fat të keq s`kemi as edhe një TEC" ishin disa nga premtimet që sipas Ruçit nuk janë mbajtur nga kryeministri.Në përgjigje të akuzave të Ruçit, kryeministri Berisha theksoi se shumica e pikave të programit të PD-së janë realizuar dhe shumë të tjera do të realizohen në 4 vitet e ardhshme.