Alonso kërkon rikthimin në garat e radhës në Kinë
Zhgënjimi në Sepang, pas vendit të dytë në garën debutuese të Australisë, e ka kthyer me këmbë në tokë Fernando Alonson, por sigurisht nuk i ka hequr optimizmin. Ngjitja në pod në garat e Kinës dhe Bahreinit, do të jetë shumë e rëndësishme për të mbajtur lart moralin."Nëse në fundjavë kushtet do të jenë normale, mund të bëjmë një garë të mirë kualifikuese dhe të fitojmë pikë. Objektivi është të arrijmë diçka më shumë se sezonin e kaluar, kështu që në Kinë dhe Bahrein e kemi më të lehtë për t'u përmirësuar", është shprehur piloti spanjoll i Ferrarit.Gjatë 2012 Alonso u rendit i nënti në Shangai, ndërsa në Sakhir i pesti, por spanjolli synon pozicione më të mira për t'u kthyer me moralin e duhur në Europë. "Nëse do të ngjitemi në pod në dy garat e ardhshme, do të kthehemi në Europë me një moral të lartë. Nuk besoj se Red Bull ishte kaq impresionues. Në Australi dominuan në të gjitha sesionet e provave, duke treguar se kanë bërë një hap spektakolar. Në Malajazi e dinim se do të kishim probleme me gomat, ndërsa Mercedesi luftoi me ta deri në fund. Dy garat e para ishin shumë të paqëndrueshme, dhe akoma nuk jemi të gjendje të kuptojmë se cilat janë hierarkitë. As vetë nuk e dime se ku jemi", tha Alonso.Garat e ardhshme do të zhvillohen me daten 14 prill ne Shangai ndërsa piloti spanjoll I Ferrarit është I bindur se triumfi në kinë do të ishte një rritje morali për garat e ardhshme.