Tekniku Capelo mohon zërat e një kalimi te Chelsea
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2013, 14:13
Trajneri i Rusisë, italiani Fabio Capello mohoi zërat që e lidhin të ardhmen e tij tek Chelsea.Rafael Benitez pak kohë më parë deklaroi se në fund te sezonit do të largohet nga "Blutë" e Londrës dhe mediat kanë përmendur emrin e ish teknikut të kombëtares angleze si një ndër zëvendësuesit e mundshëm. Megjithatë italiani i hedh poshtë këto lajme."Nuk di asgjë përsa i përket interesimit të Chelseat. Unë jam i lumtur në Rusi dhe jam i përqËndruar tek kualifikimi i përfaqësueses për në Botërorin e Brazilit", ka thënë Fabio Capello.