Rivaldo: Mund të bëhem si Guardiola
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 16:08
Ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, ka thënë se mund ta fillojë karrierën e tij si trajner te Barca, siç bëri edhe shoku i tij, Pep Guardiola.“Mund të filloj te Barcelona, siç bënë shumë të tjerë, apo siç bëri edhe Guardiola. Dyert janë të hapura për mua”.“E njoh presidentin e klubit, ne jemi shokë të mirë. Ai ka thënë se do të jetë aty gjithmonë për mua nëse kam nevojë për diçka. Unë jam shtetas spanjoll dhe mund të jetoj këtu kur të dua”.“I jam shumë mirënjohës qytetit dhe këtij klubi”, ka thënë Rivaldo në një intervistë për Esporte Interativo.