Stafi i Dortmund, kujdes nga Malaga
Drejtori sportiv i Borusia Dortmund, Mikael Zhork, ka komentuar shortin e Chempions Ligës duke e konsideruar atë si të favorshëm për të kaluar në fazën tjetër:"Është një short i pranueshëm. Sigurisht që është më i favorshëm sesa të ndeshesh me Barcelonën, Real Madrid apo Bajern Mynih, por gjithmonë duhet vlersuar kundërshtari, pasi jo rastësisht ndodhen në çerekfinale". Ndërsa mesfushori i Borusia Dortmund, Nuri Shahin, që me rikthimin në shtëpi ka rigjetur formën e tij është shprehur se: "Ne shqetësoheshim se mos na binte Porto, por ata u eliminuan nga Malaga. E njoh këtë skuadër nga eksperienca ime te Real Madrid. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Malagan pasi janë një skuadër që këtë vit kanë treguar se jo rastëshit ndodhen në këtë fazë të Chempions Ligë ".Në lidhje me shortin, një koment e ka dhënë edhe trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen klop, i cili ka theksuar se: "Borusia dhe Malaga janë dy skuadrat që kanë çuditur me paraqitjet e tyre në Ligën e Kampioneve në këtë sezon. Ndaj një gjë do të jetë e sigurt: do të ketë një skuadër surprizë në gjysmëfinalen e turneut. Mënyra se si eliminuan Porton, tregon se ata kanë shumë cilësi dhe se duhen vlersuar në maksimum për atë që kanë bërë deri më tani".