Legjenda Butragenjo: Real nuk duhet ta nënvleftsojë Galatasarayn

Ndërsa një legjendë e kryeqytetasve Madrilen, Emilio Butragenjo, në një intervistë për “Eurosport”, ka dhënë mendimet e tij për shortin e raundit çerekfinal të Ligës së Kampionve."Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë të kësaj gare. Asnjë kundërshtar nuk mund të konsiderohet i lehtë. Gallatasaraji ka një trajner të madh ndërsa në merkaton e dimrit ka afruar lojtarë të mëdhenj në gjirin e vet. Kështu që do të jetë një natë e vështirë në Stamboll, sidomos ne nuk duhet t'i nënvlerësojnë ato. Duke qenë se e luajmë ndeshjen e parë në shtëpi, kemi nevojë për një rezultat të mirë, në mënyrë që të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit. Gallatasaraji ka një tifozëri fantastike, përballë së cilës nuk do të jetë aspak e lehtë për ne. Po ashtu ata kanë në përbëje lojtarë si Uesli Shnajder, Didier Drogba. Kjo është një dyshe shumë e fortë por finalja e Uemblit mbetet objektivi ynë kryesor i sezonit. Ka përfundur Butragenjo"