Nedved: Shorti na ka rezervuar një superpërballje
Juventusi ka peshkuar një skuadër të madhe si bajern Mynih për tu përballur në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.Pasi kanë mësuar kundërshtarin e radhës bardhezinjtë kanë dhënë edhe komentet e tyre në lidhje me me kundërshtarin. Drejtori sportiv i Juventusit, Pavel Nedved që ishte dje prezent në ambjentet e hedhjes së shortit ka theksuar se: "Bajern është një prej skuadrave më të vështira me të cilat mund të ndesheshim, por do ta presim këtë sfidë me kënaqësi të madhe. Mendoj se Bajerni është i ngjashëm me skuadrën që ka ndërtuar Antonio Konte, ndaj kjo do ta bëjë sfidën edhe më të vështirë për ne. Megjithatë, jam krenar sepse Juventusi është kthyer mes 8 skuadrave më të mira në Evropë dhe jemi i vetmi ekip italian që ka mbetur në turne. Po i gëzohemi kësaj eksperience dhe shpresojmë të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin shpirt luftarak" ka përfunduar ish mesfushori bardh e zi që nuk arriti ta fitonte asnjëherë këtë trofe në karrieren e tij.