Zëvendës trajneri i Real, Karanka: Galatasaray nuk duhet nënvlersuar
Hoze Mourinho nuk ka dhënë një koment në lidhje me kundërshtarin e tij në Chempions ligë por ka lënë zëvendësin e tij, Aitor Karanka, për të komentuar rreth shortit që u vu përballë madrilenve ekipin e Gallatasarait.Në deklaratën e tij pas shortit, numri dy i pankinës së Real Madrid tha se "Ekipi po kalon një moment të mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të gabojmë nëse mendojmë se Gallatasarai do të jetë një rival i lehtë. Ata kanë lojtarë me shumë eksperiencë që kanë luajtur edhe me ne, apo futbollistë shumë të rrezikshëm si Drogba.Ata nuk janë pa merita në çerekfinale dhe kjo do të thotë se e meriton të jenë të respektuar. Tani ne po mendojmë për sfidën e kampionatit, do të ketë kohë mjaftueshëm për të menduar edhe për Gallatasarain.Nuk ndjehemi favoritë, por do ta përballojmë sfidën me shumë besim te vetja."