Reagimet e Bavarezëve pas Shortit të Champions League
Pas hedhjes së Shortit në Nion të Zvicrës kanë ardhur edhe komentet e para rreth kundërshtarve të radhës. Ajo që bie më shumë në sy janë komentet e drejtuesve të Bavarezve të cilëve shorti u rezervoi një superpërballje kundër Torinezve të Juventus.Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, pasi mori vesh kundërshtarin e çerekfinaleve u shpreh se: "E njoh Juventusin mjaft mirë, i kam ndjekur shpesh gjatë dy viteve të fundit. Ata ishin kampionë në vitin e kaluar dhe duket se do të jenë kampionë përsëri në këtë sezon. Ata janë skuadra më e mirë për momentin në Itali dhe kanë një stadium të shkëlqyer. Janë një skuadër shumë e fortë taktikisht, në mbrojtje dhe në sulm. Jam i sigurt se do të jenë dy ndeshje futbolli të shkëlqyera dhe shpresoj që t'ia dalim mbanë për të kaluar turin. Por mendoj se është një ndeshje shumë e hapur, pasi ata janë kundërshtarë shumë të vështirë" përfundoi tekniku i Bavarezve.Toni Kros dhe Manuel Nojer, dy lojtarë titullarë të Bajernit të Mynihut, kanë dhënë mendimet e tyre mbi shortin e hedhur të Premten në Nion të Zvicrës. Mesfushori Kros tha se: "Pas Barcelonës, ky është kundërshtari më pak i rehatshëm. Juventusi ka treguar një formë të shkëlqyer sportive në fazën në grupe, ndërkohë që është gjithmonë e vështirë të luash kundër kundërshtarëve italianë. Teorikisht, ne nuk duhet të pësojmë gol në shtëpi. E kemi provuar kundër Arsenalit se sa të vështira janë këto përballje në këtë fazë të Ligës së Kampioneve."Ndërsa, portieri i kryesuesve të Bundesligës Nojer tha se: "Juventus është një ekip i madh, me emër të madh. Skuadrat italiane janë gjithmonë shumë mirë të organizuara, por unë mendoj se favoritet për të kaluar këtë kompeticion jemi ne".