Formula 1 nuk fillon mbarë
Fillim i vështirë i kampionatit të Formula 1. Pjesa e dytë dhe e tretë (Q2 dhe Q3) e provave zyrtare është shtyrë për të dielën në mëngjes me orën lokale për shkak të shiut të fortë. Është kryer vetëm kualifikuesja e parë e këtyre provave me shumë incidente dhe përplasje. Koha më e mirë për Niko Rosberg (Mercedes) me kohën 1:43.380, përpara Fernando Alonsos (Ferrari) i cili e ka mbyllur me kohën 1:43.850. Ndjekin Grosjean (Renault) dhe Perez (McLaren). Felipe Massa është renditur i gjashti duke lënë pas në vendin e shtatë kampionin e botës në fuqi, Sebastian Vettel me Red Bull.Provat e para zyrtare të sezonit kanë nisur me më shumë se 20 minuta me vonesë për shkak të një kohe shumë të keqe që e ka bërë të pagarueshme pistën e Melbourne të Australisë. Drejtori i garës Charlie Whiting, i lë të gjithë të presin në bokse, përpara se të hapë pit-lane-n. Pasi është ndezur drita jeshile, makinat janë futur në pistë, mbase pak më shpejt se sa duhet sepse pista ishte ende shumë e lagur. Aq shumë sa në një moment fillojnë disa aksidente spektakolare. Midis pretendentëve, Hamilton është ai që humb kontrollin i pari, duke e përplasur lehtë pjesën e mbrapme të makinës me barrierat. Britaniku më pas tregohet i aftë për ta kthyer makinën e tij në pistë, para se ta mbaronte këtë sesion para kohe. Alonso nga ana tjetër, rrezikon me Perezin në disa kthesa të njëpasnjëshme ndërsa gomat Pirelli për pistë të lagur, ngrinin re të mëdha uji duke limituar shikueshmërinë. Në fund ishte rradha e Masës të humbasë pjesën e përparme të makinës duke u përplasur dy herë me muret mbrojtës. Më pas me gjakftohtësi, braziliani e mban ndezur Ferrarin e tij duke arritur të shkojë deri në bokse për të riparuar makinën e tij.Sakaq, të eleminuarit të sesionit të parë të provave janë : Maldonado (Williams), Gutierrez (Sauber), Bianchi (Marussia), Chilton (Marussia), Van der Gar (Caterham) dhe Pic (Caterham).