Liberalizimi i vizave,75 mijë persona “non grata”
Liberalizimi i vizave me vendet europiane, krahas lëvizjes së lirë ka sjellë gjithashtu edhe pengimin e mijëra personave për të lëvizur.Në një panel diskutimi të thirrur nga institute për demokraci dhe ndërmjetësim, drejtori i kufirit dhe emigracionit në Policinë e Shtetit, shprehet se nga liberalizimi i vizave janë bllokuar në Shqipëri plot 75 mijë persona, të cilët ishin shpallur të padëshiruar në vendet europiane. Ndërkohë që emigracioni illegal vazhdon të jetë problem kryesisht me Greqinë.Në studimin e bërë nga IDM, vihet re një rritje e personave që kërkojnë azil në zonën Shengen.Në vitin 2011, 2850 persona kanë kërkuar azil, ndërsa vetëm në 6 muajt e parë të 2012-ës, janë 3385 kërkesa të tilla ku desinacionet më të preferuara janë Franca, Belgjika dhe Greqia.