Mësim virtual për fëmijët në gjak, propozimi nga ambasadori Sequi
Gjakmarrja në Shqipëri, jo më një peng që mban fëmijët larg shkollës.Krijimi i klasave virtuale për fëmijët në gjakmarrje, është propozimi i bërë nga Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Ettore Sequi, gjatë Konkursit të II Kombëtar Studentor " Microsofft Imagine Cup Albania.Sequi tha se tekneologjia dhe informacioni janë forca e duhur për zgjidhjen e poblemeve.Ndërsa për Ministrinë e Arsimit, objektivi i ardhshëm është hartimi i kurrikulave të reja me qëllim futjen e njohurive për teknologjinë dhe informacionin që në klasat e para, si edhe krijimi i gjimnazeve të bazuara në teknologjinë e informacionit.Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Polo, tha se Teknologjia duhet të fillojë nga rinia.Konkursi i II kombëtar studentor, vë në garë universitete private dhe publike në Shqipëri, për të sjellë projekte më të rëndësishme kompjuterike.Fituesi i këtij konkursi do të marrë pjesë në finalen botërore në Rusi, në Korrik 2013.