Vasli: Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, histori suksesi në Tiranë
Në Ditën Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia e Tiranës ka bërë bilancin e punës së saj përmes Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Një agjenci e re që ka nisur funksionimin me ardhjen në krye të administratës, të kryebashkiakut Basha.Nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili ka evidentuar si arritje mbajtjen nën-kontroll të çmimeve në prag të festave të fundvitit, kontrollin dhe eliminimin maksimal të therjes dhe tregtimit të mishit në kushte të papërshtatshme higjenosanitare, postimin e tregut të gjësë së gjallë, i cili paraqitej me një problematikë shumë serioze për qytetarët etj."Duke qenë një ditë ku sigurisht bëhen edhe balance do t'i referohemi disa momenteve të rëndësishme, ku kanë qenë përqendruar kjo problematikë, e në mënyrë të veçantë, e më të drejtpërdrejtë.Një nga aksionet më të fuqishme që ka qenë vazhdimi i ndjekjes së monitorimit dhe kontrollit të çmimeve me rastin e festave, ku më në fund mund të thuhet me bindje të plotë se është stabilizuar një praktikë pune pozitive, e cila jo vetëm solli një kontroll efikas të këtyre çmimeve, gjë e cila bëri diferencën me shumë e shumë rrethe të Shqipërisë, por njëkohësisht fakt i rëndësishëm është që kjo praktikë tashmë do të ishte një praktikë interesante për t'u përdorur edhe nga mjaft njësi të tjera vendore në territorin e Republikës, si një praktikë e cila mbron drejtpërdrejtë konsumatorët nga abuzimi që lidhet në momente dhe evenimente të veçanta.Gjithashtu është moment për të tërhequr vëmendjen lidhur me reagimin e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Konsumatorit përpara çdo institucioni tjetër në Shqipëri lidhur me problemin e therjeve të paligjshme dhe kontrollin e produkteve blegtorale, ku Bashkia e Tiranës ishte e para që ndërmori një aksion intensiv në terren, jo vetëm për kontrollin e tyre, por edhe për asgjësimin e të gjithë asaj infrastrukture jo legale, e cila e mundësonte një taktikë të tillë shumë të dëmshme për shëndetin publik.Besoj se një tjetër arritje e rëndësishme është spostimi i të ashtuquajturës treg të gjësë së gjallë, një realitet i cili paraqitej me një problematikë shumë serioze, në pikëpamje të mënyrës se si tregtoheshin produktet, sesi ato u viheshin në dispozicion qytetarëve në kushtet e një higjiene shumë të ulët dhe të një problematike e cila në dhjetëra vjet ishte e trashëguar, e përcjellë dhe besoj se më së fundi largimi i këtij tregu duke e çliruar nga ngarkesat tepër negative të shëndetit publik të zonës ku ndodhej qyteti në tërësi, sigurisht shënon një moment tjetër të rëndësishëm dhe të spikatur në punën e Agjencisë së Konsumatorit dhe fakti që sot të gjitha produktet blegtorale në qarkullim, të gjitha mbajnë dhe Agjencia e Konsumatorit certifikon me vulën e saj vetëm ato produkte të cilat theren në kushte të rregullta dhe të kontrolluara, është një mesazh i drejtpërdrejt i mbrojtjes që konsumatorëve të Tiranës u bëhet lidhur me produktet e mishit.Një tjetër element i rëndësishëm ka qenë kontrolli në mënyrë të veçantë i atyre që quhen fishekzjarrët në mënyrë të thjeshtë, por që kanë qenë të përdorura rëndomtë me rastin e festave të fundvitit me intensitet të lartë dhe me problematika, të cilat sillnin problematika të larta për shëndetin, ku u arrit një kontroll i plotë i të gjitha atyre që kishin vërtetë një potencial dëmtues dhe kishin të gjitha ato me efekt plasës dhe u lejuan vetëm ato që kishin vetëm efekt dekorativ, duke e çliruar qytetin jo vetëm nga përdorimi i gjatë, duke krijuar stres, zhurmë dhe rrezik për shëndetin, por njëkohësisht duke krijuar një dimension të ri të një qyteti që kryesisht feston, por edhe është nën Mbrojtjen e Agjencisë së Konsumatorit për këto problematika delikate" -tha Vasili.Gjatë kësaj kohe zoti Vasili bëri të ditur se ka patur një sensibilizim të madh të qytetarëve, të cilët kanë denoncuar në numrin e telefonin të vëne në shërbim të konsumatorëve dhe e-mail përkatës të shumë problematikave që hasnin në të përditshmen e tyre."Konsumatori duke qenë prezent me syrin dhe ekspertizën e saj në tërë këto veprimtari që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me qytetarët dhe duke krijuar një dimension të ri në bazë të asaj që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve ndaj çdo lloj abuzimi qoftë në cilësi, qoftë në kushtet e shërbimit në të tërë territorin e Tiranës, të cilin besojmë për larminë dhe për numrin e aktiviteteve në mënyrë të veçantë të ushqimit social dhe të ngjashëm me të është i pakrahasueshëm me çdo qytet tjetër. Në mënyrë përfundimtare mund të thuhet se në disa shtylla themelore të tij, Konsumatori Shqiptarë në qytetin e Tiranës ndihet më i asistuar se asnjëherë më parë"- u shpreh Vasili .Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit Geron Ibrahimi ka bërë një bilanc të punës një vjeçare të agjencisë që drejton"Jam i kënaqur të them që Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit gjatë këtij viti ka kryer kontrolle të natyrave të ndryshme në 9500 raste. Masa administrative të marra në total janë 3609, edhe pse ne kemi preferuar gjithmonë që masat administrative të mos jetë zgjidhje, por hapi përfundimtarë mbas këshillimit dhe përpjekjes së një formimit të biznesit kundrejt të drejtave dhe detyrimeve që ka në raport me konsumatorin shqiptarë.Gjithashtu janë trajtuar dhe shqyrtuar 561 ankesa dhe kërkesa, duke vendosur një standard të ri besoj nëpër institucionet publike, pasi të gjitha ankesat e konsumatorëve merren, shqyrtohen, komunikohen dhe i kthehen përgjigje përfundimtare konsumatorit të qytetit të Tiranës.Vetëm gjatë këtij viti në qytetin e Tiranës kemi certifikuar 41 mijë 398 krerë gjedhë dhe bagëti të imëta, të cilat drejtpërdrejtë kanë ndikuar për të rritur sigurinë ushqimore të qytetarit të Tiranës. Për sa i përket sektorëve të rinj, siç theksoi edhe z. Vasili, ai i trajtimit të kafshëve është një aspekt i ri shumë dimensional, kafshët sidomos ato endacake do të trajtohen në një tjetër format, do të kapen, do të vaksinohen, sterilizohen dhe pastaj pasi të matrikulohen do të lëshohen në abitatin e tyre natyral"- u shpreh Ibrahimi.