Ministri Tavo: Sistemi shëndetësor është në gatishmëri për të përballuar situatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2013, 17:08
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka dërguar një grup pune për të kontrolluar situatën e krijuar nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës.Ky grup pune ka si detyrë të koordinojë ndërhyrjet me spitalin e Shkodrës dhe kujdesin parësor.Ministri Tavo është shprehur se janë marrë të gjitha masat për përballimin e çdo emergjence shëndetësore.“Sistemi shëndetësor është në gadishmëri pët të përballuar situatën” tha Tavo.