Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, 2500 ha ende nën ujë
Përmirësohet situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Komisioni i Emergjencave civile njofton se gjenden 2500 hektarë tokë nën ujë ndërsa nuk ka shtëpi të rrethuara nga uji brenda qytetit të Shkodrës.Gjithashtu, mësohet se rruga që të çon tek Harku i Bërdicës është e çliruar nga uji ndërsa më problematike paraqitet situata në fshatin Trush.Ndërkohë, ministri i Brendshëm Flamur Noka I cili ka zhvilluar sot një takim me Shtabin e Emergjencave në Shkodër ka theksuar se situata është nën kontroll.Më herët Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut në Shkodër njoftoi se janë përmbytur rreth 4900 Ha tokë dhe rreth 315 shtëpi janë të izoluara nga uji.Sipas emergjencave civile, aktualisht situata në qarkun e Shkodrës është më e qetë, niveli i ujit brenda natës kane rënë 40%.