Ekrem Spahiu: PLL e prirur që që të punojë për fitoren e koalicionit

I ftuari për sonte në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, Ekrem Spahiu, zëvendësministëri i  Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, ka folur për gjendjen në të cilën ka shkuar demontimi i armëve në vendin tonë.Në fillim të intervistës së tij Spahiu ka folur për gadishmërinë e forcave të armatosura në kushtet e gjendjes alarmante që është krijuar nga rreshjet e shumta të shiut dhe përmbytjet në shumë zona të vendit.“Forcat e armatosura kanë një përvojë pozitive dhe kanë trguar gadishmëri të plotë për tu gjendur pranë në çdo emergjencë civile, qofshin përmbytje apo rreshje dëbore. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe nëse ka nevojë për ndërhyrje, forcat e armatosura janë të gatshme për tu ardhur në ndihmë.”Më pas zv.ministri I Mbrojtjes ka treguar se në cilën fazë është demontimi i armëve në Shqipëri dhe pastrimin e zonës së Gërdecit.“U bën 5 vjet nga ngjarja e Gërdecit dhe është në përfundim e sipër pastrimi dhe çertifikimi i kësaj zone. Më tepër po merremi me zonën që ka qënë jashtë territorit të repartit dhe ka qenë pronë e banorëve. Në inspektimin e para pak ditëve ne pamë nga afër gjendjen e punimeve. Pamë se është pastruar dhe po çertifikohet dhe do tu dorëzohet bashkisë dhe komunitetit për nevojat e tyre. Pjesa jashtë territorit brenda pak ditëve do të jetë e pastër dhe e gatshme për tu dorrëzuar. Ne kemi përgatitur planin e veprimit dhe ky proçes do të mbyllet në datën 15 Qershor të këtij viti. Do të largohen të gjitha municionet e mbetura nga sistemi i kaluar.”“Sfida e rradhës për Ministrinë e Mbrojtjes pas përfundimit të këtij proçesi do të jetë roli i tyre kushtetues për mbrojtjen e vendit dhe kontributi i tij në NATO.”Në lidhje me rolin e tij si kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit për fushatën zgjedhore, Spahiu u shpreh: “PLL-ja ka filluar takimet me anëtarët dhe simpatizantët e saj duke prezantuar kandidatët e mundshëm për deputet. PLL-ja është në koalicion me Partinë Demokratike, por e diktuar nga sistemi dhe kodi zgjedhor, pavarësisht koalicionit çdo parti është e detyruar të konkurojë me emrin, programin dhe kandidatët e saj. Në këtë kontekst PLL-ja është e përgatitur që të konkurojë me 140 kandidatët e saj në 12 qarqet e vendit, por do të përqëndrohemi më tepër në ato qarqe ku propabiliteti për të marrë mandate deputeti është më i madh. Ne jemi një parti me përvojë dhe e dimë pak a shumë se ku kemi mbështetje dhe mundësira më të mëdha për të fituar. PLL-ja është e prirur që të kontribuojë në rradhë të parë për fitoren e koalicionit dhe për një mandate tjetër 4-vjeçar, por edhe për përfaqësimin e saj. Në qarkun e Dibrës dhe qarkun e Fierit ne jemi kontribues të drejtëpërdrejtë në fitoren e mandatit të deputetit nga ana e PD-së. Edhe në këto zgjedhje ne do të përqëndrohemi në të gjithë vendin por mundësia më e madhe për të marrë deputetë, është në qarkun e Dibrës, Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit.”Në lidhje me programin e Partisë lëvizja e Legalitetit, për zgjedhjet e 23 Qershorit, Ekrem Spahiu u shpreh: “PLL-ja është një parti e vjetër dhe ka specifikat  e saj programore. Ne kemi dalë në këto zgjedhje me sloganin “Dua traditën”. Ne jemi një parti nacionaliste dhe tradicionale. Ne duam të promovojmë vlerat më të mira të familjes, shoqërisë dhe të shtetit shqiptar. Pra dua traditën për një familje të shëndetëshme, për një qeverisje të mirë dhe për bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm. Këto janë pikat themelore që do të na shoqërojnë gjatë gjithë fushatës.”