Basha: Të vendosur që çdo qytetarë i Tiranës të gëzojë të drejtën e pronës së tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë sot në shpërndarjen e dokumenteve të privatizimit të 78 banesave shtetërore. Zoti Basha ka firmosur disa prej tyre dhe u ka dorëzuar kryefamiljarëve, të cilët e prisnin prej shumë vitesh një akt të tillë."Kjo është një punë e cila ka kërkuar përkushtim, ka kërkuar vendosmërinë për të prerë ato rrjete, apo rrjeta që e bënë të pamundur proçesin deri tani. Dua t'ju kërkoj ndjesë të thellë në emër të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të saj edhe pse nuk ka qenë e drejtuar prej meje,  për vonesën dhjetëra vjeçare të këtij procesi. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim do të shkurtojë çdo procedurë burokratike që i ndan qytetarët e qytetit tonë nga titujt e drejtë të pronësisë mbi banesat, të cilët kanë jetuar prej dhjetëra vitesh. Se ne do ta bëjmë këtë pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë favor, do ta bëjmë këtë me transparencë të plotë si një detyrim maksimal të bashkisë si shtëpia e çdo qytetari të Tiranës ndaj qytetarëve  të Tiranës" -tha  kreu i bashkisë Basha.Administrata e bashkisë e drejtuar nga zoti Basha është angazhuar për përfundimin sa më parë të këtij proçesi, i cili bën pronarë të banesave të tyre mijëra qytetarë të Tiranës.128 banesa të tjera janë aktualisht në proçesin e përfundimit të dokumentacionit dhe lidhjes së kontratave noteriale."Ky proçes do të përfundojë së shpejti edhe për 128 familje, të cilat në fakt duhet ta kishin marrë përgjigjen prej kohësh nga Bashkia e Tiranës. Kur them prej kohësh, nuk them vetëm për këtë 18 mujor të kësaj administrate, por për dekadën e kaluar dhe ndonëse dekada e kaluar nuk është përgjegjësia personale politike e imja si Kryetarë i Bashkisë, duke qenë që bashkia është një në emër, të Bashkisë së Tiranës, dua t'i kërkoj ndjesë këtyre 128 familjeve të Tiranës dhe të siguroj që procedurat e privatizimit për këto 128 objekte përfundojnë javën e ardhshme",- u shpreh kryebashkiaku Basha.Mungesa e vëmendjes dhe vullnetit për t'i shërbyer qytetarëve mbajti për vite peng  rreth 700 banorë të Tiranës për 158 banesat e të cilëve ishte marrë vendimi i privatizimit, por nuk lidheshin kontratat dhe kryheshin proçedurat që ishin detyrë e Bashkisë së Tiranës."Proçedurat janë realizuar dhe këto 158 bashkëqytetarë dhe fëmijët e tyre, të cilët  janë lënë pa çertifikatë pronësie për një burokraci të thjeshtë, duke përfunduar këtë proçes për 158 banesa.Për këto 158 banesa dhe 158 familje nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë  për një vendim të Këshillit Bashkiak. Kanë qenë thjeshtë dhe vetëm pasojë e pakujdesisë.Edhe për këto në emër të Bashkisë së Tiranës dua t'i kërkoj falje bashkëqytetarëve tanë, si përfaqësues i Bashkisë së Tiranës, si Kryetarë i Bashkisë së Tiranës, por në të njëjtën kohë të shpreh kënaqësinë që me evidentimin e këtijproblemi u morën të gjithë hapat e menjëhershëm nga administrata që unë drejtoj dhe me këtë rast dua të përgëzoj drejtorinë përkatëse  për t'i dhënë fund këtij problemi të kotë dhe kësaj sorollatje të pakuptimtë" -theksoi Basha.Në Bashkinë e Tiranës janë aplikuar për proçesin e privatizimit dhe janë në përfundimin e plotësimit të dokumentacionit ligjorë për t'u paraqitur Këshillit Bashkiak të Tiranës edhe  94 dosje të tjera. Procedurat për të cilat do të përfundojnë shumë shpejt ka garantuar kryetari i Bashkisë Basha."Së fundmi duke marrë shkas nga pjesa e gëzuar e kësaj ngjarje, nga fakti që këta bashkëqytetarë tanë, tashmë që nga ky çast kanë në dorë certifikatat e pronësisë të merituara si qindra mijëra qytetarë të Shqipërisë, dhjetëra-mijëra të Tiranës, dua  t'i bëj thirrje të gjithë kryefamiljarëve, të banesave që tashmë janë miratuar në Këshillin Bashkiak, të paraqiten para Bashkisë së Tiranës për të përfunduar kontratat.I siguroj se kontrata po lidhen me të njëjtat çmime për privatizimin e banesave, sikundër kanë përfituar të gjithë banorët e këtyre banesave në vitet '90, pra me të njëjtin çmim. Nuk bëhet fjalë për shuma të papërballueshme, bëhet fjalë për 20 deri në 30 mijë lekë të reja që i ndajnë tashmë nga marrja e certifikatës së pronësisë.Ne jemi të vendosur që të proçedojmë sa më shpejtë, prandaj i bëjmë thirrje të paraqiten përpara Bashkisë së Tiranës për t'i dhënë fund këtij kalvari të gjatë dhe të pakuptimtë problemesh me pajisjen me certifikatë pronësie. Sikundër dua të njoftojë që procesi do të vazhdojë edhe për disa kategori të tjera, për të cilat ne do të çojmë në Këshillin Bashkiak,  kërkesën për privatizim, këto janë kategori banesash de fakto, por që në fakt i përkasin objekteve që për afro 20 vjetësh, ndonëse objekte me funksione publike janë okupuar nga banorë, janë kthyer në banesa. Ne do ta njohim këtë gjendje faktike dhe do t'u japim edhe këtyre banorëve të njëjtin shans siç kanë bashkëqytetarët e tjerë në kryeqytetin tonë për të qenë zotër në shtëpinë e tyre".- ka përfunduar Basha.Nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili ka evidentuar faktin se bashkia është ndarë nga fjala  dhe premtimet boshe dhe është vendosur në shërbim të qytetarëve"Sot kemi një dimension bashkie, e cila i ka lenë fjalët e mëdha, ka lënë premtime që nuk mbahen kurrë dhe sot ne jemi të kënaqur që z. Basha, konkretisht jep atë që në rastin konkret është një certifikatë pronësie dhe që praktikisht Bashkia e Tiranës realizon konkretisht dhe nuk vazhdon të premtojë gjëra që nuk i bën.Këtu ndahemi nga Bashkia e dikurshme, që kanë premtuar shumë dhe nuk kanë bërë asgjë.Qytetarët, edhe ata që do të kenë mundësi të formalizojnë pronën e tyre, që është besoj gjëja më e dhimbshme që kemi në jetën tonë, se përpara pronës dhe banesës besoj se s'ka gjë më të dhimbshme.Shikojmë pra në mënyrë konkrete që këto fjalë të mëdha lihen pas dhe në mënyrë konkrete. Bëri shumë mirë kryetari i Bashkisë që publikisht i firmosi këto dëshmi për të treguar që koha e fjalëve ka mbaruara dhe koha e veprimeve konkrete kafilluar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe intensive dhe unë jam shumë i lumtur që z. Basha ka bërë të tijën këtë filozofi dhe qytetarët po e ndjejnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë"-tha Vasili.