Rama: Takimet e kryeministrit me biznesin janë farsë

Kryetari i Partisë Socialiste i cilësoi si farsë takimet e kryeministrit Berisha me sipërmarrësit.Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, kryesocialisti Rama theksoi se Biznesi kërkon që në 23 qeshor t`i japë fund dhunës së qeverisë.“Takimet e KM me biznesin janë farsa më e madhe brenda farsës mediatike të qeverisë!Takohen dhunuesit me të dhunuarit e shtiren reciprokisht. Biznesi mezi pret t'i shpëtojë dhunës së përditshme të kësaj qeverie! Në 23 qershor ne u kthejmë sipërmarresve lirinë, dinjitetin, konkurencën” shkruan Rama.