Nga Brukseli Berisha akuza Ramës: Kreu i PS është bërë “Dushku bis” i Europës
Kryeministri Berisha nga Brukseli, ku ka marrë pjesë në Samitin e Partive Popullure Europiane ka garantuar homologët e tij se zgjedhjet e Qershorit do të jenë demokratike.Ndër të tjera kreu i qeverisë ka shigjetuar edhe kryesocialistin Edi Rama, kur ka thënë se ai nuk do ta pranojë kurrë rezultatin e zgjedhjeve.Jo frika, por kjo është e sigurtë, që Edi Rama nuk do të pranojë kurrë rezultat tjetër, përveçse atij që do ta nxjerrë fitimtarë, por problemin e ka me zgjedhësit, se ka me kundërshtarët. Faktikisht kundërshtar ai ka të gjithë qytetarët që e votojnë kundër, por ata votojnë shumicë kundër tij. Se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës, ai është bërë "Dushku Bis" i Europës. Në qoftë se ju kujtohet vite më parë, partia e tij shpiku "Dushkun" dhe Dushku hyri në terminologjinë e të gjitha fjalimeve për zgjedhjet. Tani nuk është më Dushku por është Rama vetë dhe kjo është punë e tij.Gjithashtu kreu i ekzekutivit ka vënë theksin edhe në reformat që ka ndërmarrë Shqipëria për ekonominë.Reformat janë të guximshme në këtë periudhë, të jemi realist, sepse reformat, të cilat hiqet çdo lloj takse mbi makineritë dhe çdo lloj inputi mbi makineritë, reforma, të cilat hiqet tatimi mbi të ardhurat personale për të gjithë të punësuarit me rrogë nën 300 dollarë, reforma të cilat hiqet çdo lloj detyrimi tatimor për të punësuarit e ri për tre vjet. Të gjitha këto janë reforma që krijojnë në mënyrë të padiskutueshme një difiçit në buxhet, por janë reforma, të cilat kanë për qëllimin më kryesor rritjen ekonomike.Ndër të tjera Berisha ka ftuar që në vendin tonë gjatë zgjedhjeve të vijnë sa më shumë vëzhgues që të monitorojnë këtë proçes.