Reshjet e shiut, përmbytje në Novoselë, evakuohen banorët

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të shumta të tokave bujqësore  në shumë zona të vendit ndërsa janë rrezikuar të përmbyten edhe shumë banesa.Lumi Vjosë ka shkaktuar përmbytje në fshatin Fitore të komunës Novoselë duke bërë që 10 familje të evakuohen nga banesat e tyre mëngjesin e sotëm.Sipas informacioneve më të fundit lumi Vjosë vazhdon të ketë prurje të mëdha duke rrezikuar edhe 300 banesa të tjera.Mësohet se situata më kritike është në fshatrat Novoselë, Poros, Bishan, Delisuf dhe Dëllinjë ku hektarë sipërfaqe toke janë nën ujë pas çarjes së dunave të rërës.Ndërkohë, Prefektura e Fierit thekson se situata paraqitet alarmante pasi kuota e lumit Vjosë ka arritur në 6.7 m kur niveli i rrezikshmërisë është 7 m.Gjithashtu Prefektuara thekson se problemtatike paraqitet situata në komunën Frakull ku dhjetra hektarë tokë janë përmbytur.Mësohet  gjithashtu se FNSH dhe Shtabi i Emergjencës ndodhen në terren për të parë nga afër situatën në zonat e përmbytura.