Takimi Panariti-Hoxhaj, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ndërqeveritar

Nënshkruhet protokolli i sesionit të parë të bashkëpunimit ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë.Në një konferencë të përbashkët për shtyp, dy ministrat e jashtëm, të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë vlerësuar këtë si një marrëveshje shumë të rëndësishme për të dyja vendet.Ministri i jashtëm Edmond Panariti theksoi se ky protokoll do të rrisë shkëmbimet tregëtare mes të dyja vendeve."Nënshkrimi i protokollit me Kosovën është i veçantë. Shkëmbimet tregëtare janë shumëfishuar por ka ende potenciale dhe rezerva të pashfrytëzuara në dy vendet tona. Ky protokoll me mekanizmat e tij pritet ti japë zgjidhje të shpejtë. Ne shkëmbyem mendime për ti dhënë mbështetje TAP.Gjeta mirëkuptimin e plotë të kolegut për të nënshkruar një memorandum rajonal në mbështetje të tij" tha Panariti.Gjithashtu ministri Panariti theksoi se Shqipëria mbështet dialogun që po zhvillon Kosova me Serbinë duke shtuar se çështja e integritetit të Kosovës është e mbyllur."Shqipëria mbështet bisedimet e Kosovës me Serbinë dhe theksojmë se çdo zgjidhje për veriun duhet të arrihet duke u bazuar në kushtetutën e Kosovës dhe në planin Ahtisari. Ne mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare” tha Panariti.Ndërsa ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj është shprehur se ky protokoll është një plan zhvillimi për të dyja vendet dhe për të evidentuar fushat ku duhet të ketë më shumë përparësi."Kjo vizitë bilaterale është ngjarje e veçantë. Nëshkruam protokollin e bashkëpunimit, që nuk është asgjë tjetër veçse një partneritet strategjik mes dy vendeve, ku janë identifikuar dhe sektorët strategjikë në të cilat dy vendet tona do të vijojnë që të kenë bashkëpunim strategjik. Nga ana jonë ky protokoll lexohet si një plan zhvillimor për dy vendet tona, një kornizë e investimeve tona të përbashkëta në sektorë të ndryshëm dhe një dokument shumë i rëndësishëm  në fushën e arsimit dhe kulturës” tha Hoxhaj.Sipas Hoxhajt, bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë në varësi të disa marrëveshjeve apo vullneteve të mira të përbashkëta, por tashmë bashkëpumimet mes dy vendeve do të institucionalizohen. "Lëvizja e lirë e njerëzve, ideve, shërbimeve dhe mallrave janë ndër format më të mira si mund të ndodhë një bashkëpunim” shtoi Hoxhaj.Gjithashtu ministri Hoxhaj theksoi se Serbia po shkon drejt një njohje të Kosovës si shtet i pavarur  dhe sipas tij në këto kushte edhe 5 vendet europiane nuk kanë asnjë arsye të shtyjnë njohjet.