Tiranë, operacioni "Fatorino", arreston 3 persona për shpërndarje droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2013, 16:38
Policia e Tiranës, ka arrestuar 3 persona për shpërndarje droge.Policia e Tiranës me anën e operacionit "Fatorino", ka bërë të mundur arrestimin e shteatsve Aranit Bajrami, 40 vjeç, Valentino Godo, 32 vjeç dhe Lorenc Beqo, 28 vjeç.Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, të tre këtyre personave i'u kap në flagrancë 1 kilogram kanabis sativa.Po sipas policisë tre të arrestuarit e siguronin lëndën narkotike në jug të vendit dhe më pas e shpërndanin drogën në zonën e Selitës, Komunën e Parisit dhe Tiranën e Re.