Lezhë, përmbyset zetori, humbet jetën 32-vjeçari

Përmbytjet në qytetin e Lezhës kanë shkaktuar ditën e sotme edhe një tragjedi , duke i marrë jetën një 32 vjeçari.Në fshatin Torovicë të qytetit të Lezhës, ka humbur jetën shtetasi Ndue Qosaj 32 vjeç.Qosaj ishte duke drejtuar zetorin e tij në një nga rrugët e përmbytura, kur papritur ka humbur drejtimin e mjetit duke u përmbysur në një kanal. Si rrjedhojë zetori I përmbysur e ka zënë atë poshtë duke I marrë dhe jetën.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e poicisë të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.