Berisha: Të vendosur për të krijuar tregun më liberal
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se Shqipëria është e vendosur të krijojë mjedisin më liberal dhe më të lirë për tregun.Ndërsa ka folur në mbledhjen e task forcës rregullatore e cila është zhvilluar në një bashkëbisedim me biznesin, kryeministri Beridha theksoi se tregu i lirë është gjeneratori i rritjes ekonomike."Në gjithë përpjekjen tonë për lirinë e tregut kemi bërë një hap të madh përpara në drejtim të heqjes së 2/3 të licensave, por në këtë proces në mënyrë të pashmangshme për një arsye apo tjetër ka pasur shndërrim të tyre në autorizim. Nga ana tjetër s`mund të mohohet se edhe eksperienca e këtyre viteve jep informacionin e qartë mbi qëndrimet që duhet të mbahen. Shqipëria është e vendosur të krijojë mjedisin më liberal dhe më të lirë për tregun. Nga 100 kënde po të vështrosh rritjen ekonomike, gjeneratori kryesor i saj është liria e tregut, është tregëtia e lirë. Asgjë nuk ka rëndësi jetike sesa tregëtia e lirë. Janë të rëndësishme taskat në mënyrë të padiskutueshme, janë të rëndësishme burimet por njëshi është liria e tregëtisë. Dhe i tërë ky proces do të ketë kontrollin më minimal të mundshëm sepse kontrolli është ndrydhja e saj. A mund të mos ekzistojnë? Natyrisht që jo, sepse shoqëria duhet të ketë një mekanizmin për të mbrojtur edhe tregun për qytetarët, por a është e mundur që ato të minimalizohen po kjo mund të ndodhë” ka theksuar kryeministri.Gjithashtu kryeministri e cilësoi reformën e inspektimit si shumë të rëndësishme pasi sipas tij do të bëjë të mundur eleminimin e inspektimeve abuzuese ndaj biznesit."Reforma e inspektimit është një nga reformat më të mëdha dhe më të rëndësishme që është realizuar në këtë vend. Dhe kjo ka pasur një synim heqjen nga shpatullat tuaja të barrës së rëndë të inspektimeve të cilat po grabisin 45 ditë dhe kishin një kosto shumë të lartë, 1 mijë euro në mesatare. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të thjeshtuar nga 36 në 11 inspektoriate, për të krijuar një inspektoriat qëndror me qëllimin e vetëm do të kontrollojë ndershmërinë dhe ligjin e kontrolleve mbi ju. Po vendoset sistemi online që inspektorët të lënë gjurmë dhe mos të vijënë tek ju sa herë t`u teket. Kjo reformë përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv në qëndrimin e administratës ndaj biznesit, dhe një përpjekje në luftën kundër arbitraritetit dhe një përpjekje shumë e madhe për një kontroll të ndershëm. Ka mbi 2 vjet që punohet në këtë reformë, janë ndryshuar me dhjetra ligje dhe po ecet drejt instalimit të këtij sistemi të ri. Kemi zgjedhur sistemin më modern që ekziston dhe kjo kërkon një bashkëpunim me ju për ta kthyer në një histori suksesi” tha Berisha.Kryeministri Berisha ka theksuar gjithashtu se qeveria është e vendosur të minimizojë burokracinë për bizneset ndërsa ka shtuar se pranon propozimet për të hequr licensat e tjera por jo për të shndërruar autorizimet në licensë.“Autorizimet mund ti çojmë në një sportel, megjithatë nuk mund të mohoj se disa nga licensat u shpallën nën trysni, dhe u shpallën autorizimet do apo nuk do. Qëllimi është se çfarë të thjeshtojmë në shkallën maksimale, para së gjithash për lirinë e tregut. QKL, edhe ajo vetë ka nevojë të na thotë se cilat licenca mund ti nxjerrë, ti shndërrojmë në vetëdeklarime. Burokracia është e paimagjinueshme. S`duhet që ne një praktikë që mund ta përmirësojmë të mos e lëvizim me shpejtësi. Është e sigurtë që kemi bërë hapa gjigandë përpara, në drejtim të një klime të favorshme, por hapa shumë të rëndësishëm janë për tu bërë. Deri në këtë moment leja e ndërtimit kërkonte 399 ditë, s`mund të kishte gjë më të paparanueshme e kemi zbritur në 45 ditë dhe prap jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo propozim tuajin për të lehtësuar veprimtarinë tuaj. Besojmë se ka hapësirë të madhe, jemi të bindur se vërtet jeni biznesmenë dhe administroni biznese private por absolutisht që keni në vëmendje interesin e publikut” tha kryeministri.Jaka: Vonesa për heqjen e TVSH-së për makineritëGjatë diskutimeve kreu i Dhomës së Tregëtisë së Tiranës Nikolin Jaka, ka ngitur disa shqetësime të bizneseve, si është vonesa e hyrjes në fuqi e VKM për heqjen e TVSH për makineritë dhe përjashtimin nga taksat për 3 vjet të bizneseve që punësojnë të rinjtë."Jemi të fokusuar që inspektoriatat të jenë në licensën e duhur. Një problem tjetër që shqetëson Dhomën e Tregëtisë është që në task forcë të jenë edhe Dhomat e Trëgëtisë, si përfaqësuese të biznesit. Sot operon një ligj joefektiv as kontinetal dhe as anglosankson, shkurtimi i dhomave të tregëtisë nuk i shërbejnë dialogut. Prandaj dhomat e tregëtisë kërkojnë të rishikohet ky ligj, në mënyrë që ato të konsolidohen dhe forcohen. Kemi shqetësime nga bizneset për vonesat për hyrjen në fuqi të VKM, për heqjen e TVSH për makineritë dhe përjashtimi nga taksat e bizneseve që rekrutojnë të rinjtë" u shpreh Jaka.Duke iu përgjigjur shqetësimit të Jakës, Kryeministri lidhur me vonesat e hyrjes në fuqi të 2 VKM, tha se e vetmja arsye është mbledhja e sa më shumë ideve për ta nxjerrë sa më të plotë si paketë reformash."Qeveria është e interesuar për një dialog konstant me biznesin dhe dhomat e trëgëtisë.Jam kundër cdo tarife shtesë për biznesin, por smund ta bëjmë të detyrueshëm regjistrimin e biznesit në dhomat e tregëtisë. Kjo përbën një praktikë të shëndetshme sepse tarifat mbi biznesin duhet të shkojnë drejt lehtësimeve më maksimale që mund të krijojnë. Lidhje me hyrjen në fuqi të paketës me të cilën qeveria synon ti japë nxitjen më maksimale prodhimit dhe punësimit, shkak i vonesës ka qenë dhënia kohë e bizneseve për ta plotësuar sa më shumë paketën. Sëbashku me ju do përpunojmë kodin që mos të jetë në kurriz të punëtorëve ekzistues, sapo ta përpunojmë ne do i qëndrojmë zotimit tonë për punësimin e të rinjve. Por ne nuk duam që për hir të këtij faktori të dëmtohet fleksibiliteti juaj në ndërmarrje" tha Berisha.