Mediu: Politika të na shërbejeë për të komunikuar e jo për t’na ndarë
Politika duhet të jetë një urë lidhëse.Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dhënë këtë mesazh gjatë një aktiviteti artistiko-kulturor të organizuar me komunitetin dibran në kryeqytet. Mediu i ftuar i nderit në Sofrën Dibrane ka deklaruar ndër të tjera se politika jo e drejtë ka krijuar përçarje mes njerëzve."Politika duhet të shërbejë për të ndërtuar dashuri dhe jo për të mbjellë urrejtje, politika duhet të na shërbejë për të komunikuar dhe jo për të na ndarë" theksoi kryetari i PR-së, Mediu.Gjithashtu kryetari i Partise Republikane ka vlerësuar zonën e Dibrës si një prej krahinave e cila të bën të ndjehesh krenar për qënien shqiptar, duke përmendur figurat e shquara patriotike dhe fetare të kësaj zone, si Vehbi Dibra e Dom Nikoll Kaçorri.Në këtë event artistik përshëndetën figura të njohura të skenës dhe artit dibran.