Eksploziv një automjeti në Durrës, s`ka të lënduar në njerëz

Një sasi eksplozivi i është vendosur sot pranë një automjeti por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13.10, në lagjen Nr.14 Shkozet, ku në një distancë prej  rreth 1 metër nga automjeti i markës Range Rover me targa AA 474 AA, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde, lloji i së cilës është ende i papërcaktuar. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz  dhe asnjë lloj dëmi  material.Mësohet se automjeti ishte në pronësi të shtetasit, Vilson Traga, kushëri i Leonard Tragës, të akuzuarit për vrasjen e dy personave 1 vit më parë në Golem.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet ku një prej pistave është edhe një hakmarrje e mundshme.Ngjarja e rëndë është shënuar në 25 korrik 2012, në afërsi të vendit të quajtur Mali i Robit në Golem ku 33-vjeçari Leonard Traga dyshohet se ka vrarë dy shtetasit Sulejman Shehi dhe Durim Pashalliu.