Reshjet, probleme edhe në Krujë dhe në Gramsh
Dalja nga shtrati i lumit Ishëm ka rënduar situatën në rrethin e Krujës. Qindra hektarë tokë janë nën ujë ndërsa 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji.Situata paraqitet problematike në zonat Dervenii Poshtëm,Thumanë, Miliskajë, Dukagjin dhe në komunën Bubq ku më të prekura janë fshatrat Mazhe, Muqin dhe Mallkuq.Gjithashtu, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në segmentin rrugor Gramsh-Korçë duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks.Ndërkohë si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Devoll është bllokuar edhe segmenti rrugor Elbasan-Gramsh, tek ura e Shushicës ndërsa në aksin rrugor Gramsh-Korçë ka mbetur i bllokuar edhe një autobus me student.Rrëshqitje dherash dhe gurësh ka pasur edhe në aksin nacional Elbasan-Librazhd në vendin e quajtuar Murrash.