Vepra me bishta cigaresh, trumpetë ndaj duhanpirjes

Duhet dora e një artisteje të madhe si Lumturi Blloshmi, që nëpërmjet bishtave të cigareve të përcjelli një mesazh sa artistik aq edhe të domosdoshëm për shoqërinë në të cilën jetojmë."Punimi përçon mesazhin se vdekja mund të parandalohet vetëm nëse jemi pak më të kujdesshëm ndaj tymosjes", shprehet piktori Edi Hila në lidhje me këtë punim tejet të rrallë.Vepra ecën përkrah një linje e cila është ajo e fitores së jetës mbi dëmet fatale të duhanpirjes, ndaj ekspozimi i saj përkrah klinikave dhe studiove mjeksore e bën këtë punim kompleks, një vend reflektimi për cilindo që ndalet dhe e shikon.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 20 Mars.