Shkodër, Emergjencat: 4900 ha tokë të përmbytura dhe janë izoluar 315 shtëpi

Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër ka njoftuar sot në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë qark. Sipas emergjencave civile, si pasojë e reshjeve të dendura dhe të pa ndërpera të shiut, fryerjes së lumenjve Drin, Bunë, Kir, Gjadër dhe shkarkimeve të detyruara të bëra nga HEC-et janë përmbytur rreth 4900 Ha tokë dhe rreth 315 shtëpi janë të izoluara nga uji.Kështu në Bashkinë Shkodër u përmbyten rreth 200 Ha tokë në zonën Bahçallek, Ajasem, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte.Në Komunen Ana Malit u përmbyten rreth 1800 Ha, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë duke izoluar nga uji rreth 11 shtëpi në fshatin Muriçan.Në Komunën Guri i Zi u përmbyten rreth 800 Ha tokë, duke izoluar nga uji rreth 20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape.Në Komunën Berdicë u përmbyten rreth 500 Ha tokë, dukë u izoluar nga uji rreth 55 shtëpi.Gjithashtu sipas emergjencave civile janë krijuar edhe probleme të furnizimit me energji elektrike në fidrin Nr 15 i cili furnizon fshatin Bardhaj dhe komunën Postribë për shkak të këputjes së linjës TL në shtartin e Lumit Kir.Masat e marra nga KECQNga KECQ u ngarkuan me detyrë strukturat e DPQ, FNSH për të ndërhyrë në operacionet e evakuim shpëtimit. Në këto operacione moren pjesë rreth 100 forca të DPQ me mjetet organike të kësaj drejtorie, rreth 25 forca të FNSH me 5 mjete IFA dhe një gomone të cilat operuan në komunat Bërdicë, Guri i Zi dhe në bashkinë Shkodër, duke bërë të mundur evakuimin:1.            Ajasem 20 familje2.            Berdicë 55 familje3.            Bahçallek 20 familje4.            Kuq 45 familje.Një pjesë e familjeve u akomoduan në konviktin e shkollës Industriale, ndërsa famljet e komunave të mësipërme janë akomoduar pranë të afërmëve të tyre.Nga strukturat e DPQ dhe Njesia e Qarkullimit Rrugor jane marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në shtëpitë e evakuara si dhe në sigurimin e akseve rrugore të përmbytura në Harkun e Bërdicës për parandalimin e aksidenteve të mundëshme.Nga Bordi i Kullimit janë marrë të gjitha masat për marrjen dhe shkëmbimin e informacionit për nivelet e ujrave të lumenjve si dhe për garantimin e punimeve me kapacitet të plotë të punës së dy Hidrovorëve.Nga Bashkia Shkodër janë marrë të gjitha masat për njoftimin e komunitetit pas njoftimit për shkarkimet në rajonet 1, 4 dhe 5 si dhe sigurimin e kushteve për akomodimin e të evakuarve në konviktin e shkollës Industriale.Strukturat e CEZ dhe të Shpërndarjes kanë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike në të gjithë rrethin e Shkodrës dhe riparimin e defekteve të mundëshme.Drejtoritë e Ujësjellësit Qytet dhe Fshat kanë marrë të gjitha masat për sigurimin dhe garantimin e ujësjellësve në Dobraç dhe në fshatra, duke garantuar furnizimin me ujë të pijshem të komunitetit.Informacion më të hollësishem do të marrim gjatë ditës së sotmë, kur kryetaret e NJQV të kenë ngritur grupet e punës dhe të bëjnë verifikimet konkrete dhe të hollësishme në territoret ku ato ushtrojnë aktivitetet e tyre..Sipas emergjencave civile, aktualisht sot situata në qarkun e Shkodrës është më e qetë, niveli i ujit brenda natës kane rënë 40% dhe rrugët janë të kalueshme në Harkun e Bërdicës.